Numri i viktimave u rrit në 24 pasi trupat e dy personave të tjerë u gjetën në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe e cila u shemb pjesërisht më 24 qershor në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së.
Kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava në një konferencë për media tha se në punimet që vazhdojnë në rrënojat e ndërtesës janë gjetur trupat e dy personave të tjerë dhe se numri i të vdekurve është rritur në 24.
Ajo shtoi se nuk ka ende ndonjë lajm lidhur me 124 personat që ndodhen nën rrënoja.
Punimet u ndërprenë për shkak të shembjes së plotë
Zyrtarët e zjarrfikësit kanë bërë të ditur se nesër do të fillojnë punimet për shembjen e pjesës tjetër të mbetur të ndërtesës dhe se për këtë arsye në rrënoja janë ndërprerë punimet e kërkim-shpëtimit.
Më tej thuhet se janë kryer evakuime edhe në një ndërtesë tjetër e cila rrezikohet të shembet dhe e cila ndodhet rreth 8 kilometra larg nga ndërtesa e shembur.
Gjysma e godinës luksoze me 270 apartamente u shemb papritmas
Në vendbanimin Surfside me një popullatë prej rreth 5.600 banorë në veri të Miami Beach, më 24 qershor u shemb papritmas gjysma e godinës luksoze 13-katëshe me 270 apartamente të vogla.
Zyrtarët e Surfside në shkresat e kryera me administratorët e ndërtesës në vitin 2018, tërhoqën vëmendjen se në ndërtesën e ndërtuar në vitin 1981 ka një dëm të madh strukturor dhe se ka nevojë për riparime në vlerën prej rreth 9 milionë dollarë për kolonat e krisura dhe betonin i cili ka filluar të shkërmoqet./AA/
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...