Në SHBA deri më tani janë shëruar mbi 2,66 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 65,45 milionë.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 165.620, prej të cilëve 528 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 49.265, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.201.057.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,66 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 65,45 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 563.021 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.035.582 raste dhe India me 2.226.229./AA/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...