Vlerësohet se rreth 100 mijë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e vdekjes nga mbidoza për shkak të drogës këtë vit.
Ekspertët e shëndetësisë kanë lidhur numrin e lartë të vdekjeve me pandeminë e koronavirusit dhe furnizimin e rrezikshëm të barnave, transmeton portal arbresh.info
Vdekshmëria nga mbidozat është rritur për dy dekada, veçanërisht në dy vitet e fundit dhe, sipas të dhënave të reja të publikuara të mërkurën, është rritur me gati 30 për qind vitin e fundit.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e quajti raportin një “pikë kthese tragjike”, pasi zyrtarët e administratës ushtronin presion mbi Kongresin për të lënë mënjanë miliarda dollarë më shumë për të adresuar këtë çështje, raportoi AP.
“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një përgjigje të paprecedentë,” tha Dr. Rahul Gupta, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Drogës.
Ekspertët besojnë se nxitësit kryesorë të vdekjeve nga mbidoza janë përhapja në rritje e fentanilit vdekjeprurës në furnizimin me droga të paligjshme dhe pandemia COVID-19, e cila ka lënë shumë përdorues të drogës të izoluar socialisht dhe të paaftë për të marrë trajtim apo mbështetje tjetër.
“Numri i vdekjeve është i frikshëm. Është numri më i madh i vdekjeve nga mbidoza që kemi pa ndonjëherë”, tha Katherine Keyes, një eksperte e Universitetit të Kolumbisë për abuzimin me drogën.
Numri i vdekjeve nga mbidoza e drogës tani e kalon atë nga aksidentet e trafikut, armët, madje edhe nga gripi dhe pneumonia. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është afër atij të diabetit, i cili është shkaku i shtatë i vdekjeve në vend.
Bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 100,300 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës nga maji 2020 deri në prill 2021.
Të dhënat e reja tregojnë se shumë vdekje janë të lidhura me fentanilin e paligjshëm, një opioid shumë vdekjeprurës që ia kaloi heroinës pesë vjet më parë si lloj droge që përfshihej në shumicën e vdekjeve nga mbidoza. Tregtarët përzienin fentanilin me droga të tjera, që është një nga arsyet e rritjes së vdekshmërisë nga metamfetamina dhe kokaina./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...