SHBA-të kanë rritur sigurinë e bazave ushtarake në rajonin Anbar të Irakut në një periudhë kur janë rritur tensionet me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave irakiane, mësohet se SHBA-ja ka rrethuar me barrikada prej dheu perimetrin përreth bazave ushtarake Ajnul’ Esed, Kaim dhe Rutbe në perëndim të vendit dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.
Po ashtu janë instaluaur edhe kamera të ndjeshme vëzhgimi për të përcaktuar menjëherë çdo sulm kundër bazave dhe është rritur ndjeshëm lëvizshmëria ajrore në krahasim me kohën e mëparshme.
Në Irak që nga fillimi i shfaqjes së organizatës terroriste DEASH në vitin 2014, ndodhen rreth 5.000 trupa amerikane që po shërbejnë për të luftuar kundër organizatës dhe për të ofruar mbështetje për forcat e sigurisë në rajon.
Pas rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje miratimin e dërgimit të rreth 1.500 trupave shtesë në Lindjen e Mesme.
SHBA me qëllim për të ndërmarrë masa kundër kërcënimeve që mund të vijnë nga Irani, kohë më parë dërgoi në Gjirin Persik Njësinë e Forcës Bombarduese të përbërë nga katër avionë bombardues B-52 me kapacitet bërthamor dhe aeroplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln”.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...