Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) deklaroi se ka rrëzuar mbi Detin e Kuq, një dron të kontrolluar nga grupi rebel Houthi i Jemenit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, komanda tha se droni u rrëzua “për vetëmbrojtje” nga luftanija e saj USS Laboon në afërsi të disa anijeve tregtare.
“Droni pa pilot ishte ishte nisur nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, të mbështetur nga Irani”, thuhej në njoftim.
Më tutje, u deklarua se nuk kishte viktima apo dëme të raportuara nga incidenti.
On the Jan. 6, at approximately 9:30 a.m. (Sanaa time), an unmanned aerial vehicle launched from Iranian-backed Houthi-controlled areas of Yemen was shot down in self-defense by USS LABOON (DDG 59) in international waters of the Southern Red Sea in the vicinity of multiple… pic.twitter.com/fT00nlH0hk
— U.S. Central Command (@CENTCOM) January 6, 2024
Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë./abcnews.al
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...