Ngjarjet e së shtunës në Sharlotsvill të Virxhinias kanë ringjallur debatet e vjetra rreth statujave dhe simboleve të tjera të Konfederatës. Shumë njerëz kërkojnë heqjen e këtyre simboleve, ndërsa shumë të tjerë thonë se historia nuk duhet të fshihet.
Në qendër të protestave dhe kundër protestave Sharlotsvill ishte çështja e heqjes së një statuje të gjeneralit Robert E. Lee të Konfederatës. Supremacistët e bardhë thanë se e mbajtën protestën për t’u shprehur kundër planeve për heqjen e statujës.
Ndërkaq, të mërkurën në orët e para të mengjesit, në qytetin Baltimore pranë Uashingtonit, u hoqën nga vendet publike disa monumente të Konfederatës.
Heqja e monumenteve u bë në errësirë dhe pa bujë. Punëtorët hoqën nga piedestalet një monument të madh të gjeneralit Lee dhe një tjetër që përkujton komandantin e ushtrisë së Konfederatës Thomas Stonewall Jackson.
Heqja e shpejtë e monumenteve vjen pak ditë pas tubimit të së shtunës, më i madhi i supremacistëve në një dekadë, ku morën pjesë gjithashtu neonazistë, skinheads dhe anëtarë të Ku-Kluks-Klanit.
Sipas revistës Slate, në SHBA ka rreth 13 mijë statuja dhe simbole të tjera të Konfederatës. Një prej tyre ndodhet fare pranë Uashingtonit, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në anën tjetër të lumit që e ndan kryeqytetin me shtetin e Virxhinias.
Po kështu në zona të tjera të Virxhinias ka shkolla që mbajnë emrin e figurave të Konfederatës.
Në të kaluarën, disa organizata janë përpjekur ta ndajnë emrin e Konferederatës nga skllavëria që ajo mbështeste dhe ta paraqesin thelbin e luftës mes Veriut dhe Jugut në shekullin e 19 si një luftë për mbrojtjen e të drejtave të shteteve dhe për vetëqeverisje.
Ushtarët e Konferedatës janë paraqitur nga këto organizata si heronj që luftonin me nder dhe me guxim përballë një ushtrie më të madhe në numër, ideale që admirohen dhe respektohen nga amerikanët./VOA/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...