Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të rikthejnë dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, pas shtimit të fluksit gjatë muajve të fundit.
Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili shpjegon se numri në rritje i emigrantëve që hyjnë nga Meksika ka bërë, të rikthehet dëbimi i tyre, i pezulluar prej vitesh, sidomos për emigrantët e parregullt nga Venezuela.
“Ne kemi identifikuar tashmë personat që po ndalojmë dhe që do të dëbohen shpejt në ditët në vijim”, u shpreh zyrtari amerikan.
Ndërkohë, presidenti Biden, një ditë më parë, njoftoi se ka ndryshuar qëndrim për murin në kufi me Meksikën, që u nis nga paraardhësi i tij Trump, por që u pezullua, sapo mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë./abcnews
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...