SHBA ri-vendos Kubën në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit

23:45 | 11 Janar 2021
Arbresh.info

Në një goditje të dukshme në bazën e saj konservatore, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka ri-vendosur Kubën në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit, duke pretenduar se Havana u jep strehë të sigurt terroristëve ndërkombëtar.

Ri-vendosja e Kubës në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit, një vendim që në vitin 2015 u hoq nën presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Barack Obama, shënon një hap tjetër në përmbysjen e qëndrimit të zbutur të Obama-s ndaj shtetit të vogël ishull dhe ndoshta hapi i fundi i administratës së Trump-it para se të largohet më 20 janar.

Kuba denoncoi menjëherë lëvizjen e diskutueshme.

“Ne dënojmë vendimin hipokrit dhe cinik të shpalljes së Kubës nga SHBA si një shtet mbështetës së terrorizmit”, shkroi në twitter Bruno Rodriguez, ministri i Punëve të Jashtme i Kubës.

“Oportunizmi politik i SHBA-ve njihet nga ata që janë sinqerisht të shqetësuar për plagën e terrorizmit dhe viktimat e tij”, shtoi ai.

Duke njoftuar ndryshimin, sekretari i shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se, “Administrata e Trump-it ka qenë e përqendruar që nga fillimi në mohimin e regjimit të Castro-s, të burimeve që përdor regjijmi për të shtypur popullin e tij, si dhe për të kundërshtuar ndërhyrjen e tij malinje në Venezuelë dhe në pjesën tjetër të Hemisferës Perëndimore”.

Me këtë veprim, tha Pompeo, “do ta mbajmë edhe një herë përgjegjës qeverinë e Kubës dhe do të dërgojmë mesazh të qartë, regjimi i Castro-s duhet t’i japë fund mbështetjes për terrorizmin ndërkombëtar dhe përmbysjes së drejtësisë së SHBA-ve”.

Pompeo theksoi se intelegjenca e Kubës ka infiltruar forcat ushtarake dhe të sigurisë së Venezuelës për të ndihmuar presidentin Nicolas Maduro.

Përcaktimi i departmentit nënshtron Kubën ndaj sanksioneve që do të penalizojnë individët dhe vendet e përfshira në tregti të caktuar me Kubën, do të kufizojnë ndihmën e huaj të SHBA-ve, si dhe do të ndalojnë eksportet dhe shitjet e mbrojtjes./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme