Google ADS

SHBA raporton vdekjen e civilëve në sulmin ajror në Somali

14:00 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Ushtria amerikane ka pranuar se ka shkaktuar viktima civile si rezultat i një sulmi ajror në Somali në muajin shkurt.

Një deklaratë nga Komanda Amerikane e Afrikës tha të hënën se dy civilë u vranë dhe tre u plagosën gjatë sulmit, transmeton portali arbresh.info.

Deklarata shton se i njëjti sulm vrau dy anëtarë të grupit militant islamik, al-Shabab.

Amnesty International thotë se sulmi ajror vrau një fermer banane dhe një punonjës të një kompanie telekomunikimesh.

“Për fat të keq dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ajror [23] shkurt 2019”, tha Gjeneral Stephen Townsend, kreu i Komandës së Afrikës Amerikane.

“Ne kemi respektin më të lartë për miqtë tanë somalezë dhe ndjejmë keqardhje që kjo ndodhi”, tha ai.

Raporti pretendon se civilët u lënduan pasi municionet e ruajtura nga grupi militant somalezë shpërtheu në një shpërthim sekondar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme