SHBA raporton mbi 213 mijë raste të reja me COVID-19

08:05 | 11 Janar 2021
V. S.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 213 mijë e 905 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë vdekur 1 mijë e 814 pacientë me COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Shifrat e fundit e çojnë totalin në të gjithë vendin në 22 milionë e 406 mijë e 747 të infektuar dhe 374 mijë e 322 njerëz që kanë vdekur nga ky virus.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme