Google ADS

SHBA, raportohet rasti i tretë me virusin koronavirus

18:47 | 26 Janar 2020
Arbresh Info

Në SHBA autoritetet kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi gjë që e çon në tre numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës. Lajmi u njoftua nga Agjencia e Shëndetit Publik në Kaliforni.

Agjensia me vendndodhje në kontenë Orange njoftoi pak përpara mesnatës të së shtunës se një pacient që kishte mbërritur nga Wuhani i Kinës, kishte rezultuar pozitiv pas testesh mbi virusin.

Pacienti ndodhet në izolim dhe në gjendje të mire shëndetësore njoftuan autoritetet.

Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it javën e kaluar ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

Rast i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi ka “shumë pak rrezik” të preken prej tij.

Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore. /VOA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme