SHBA, raportohen 178 mijë raste të reja me COVID-19

08:27 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 178,255 raste të reja me koronavirus, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 24,434,283 raste të konfirmuara.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 4,229 viktima me COVID-19, duke shënuar ditën e dytë me numrin më të madh të viktimave.

Arbresh.info transmeton se deri më tani janë shënuar 406,001 viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vaksina antiCOVID-19

Së paku 35,990,150 vaksina janë shpërndarë dhe të paktën 16,525,281 vaksina janë marr nga pacientët me COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme