Fushat e naftës dhe rafineritë e SHBA-së në Gjirin e Meksikës janë përgatitur për ndikimin e mundshëm shkatërrues të uraganit Dorian, i cili mund të dëmtojë seriozisht një përqindje të madhe të prodhimit dhe rafinerive në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dorian është forcuar në një stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme të kategorisë 4-t”, njoftoi Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) të premten vonë në faqen e saj të internetit.
Me shpejtësinë maksimale të erës që arrin 255 kilometra në orë, NOAA paralajmëron për “rritjen e stuhisë që kërcënon jetën” dhe “erërat shkatërruese të uraganit”.
Dorian pritet të godasë brigjet në shtetin juglindor të SHBA-së, Florida të hënën herët, dhe mund të lëvizë në perëndim drejt Gjirit të Meksikës javën e ardhshme ose të ndryshojë drejtimin drejt Atlantikut në veri.
“Mbi 45 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të naftës së përpunuar amerikane dhe 51 për qind të përpunimit të përgjithshëm të gazit natyror ndodhen përgjatë bregdetit të Gjirit”, tha Administrata Amerikane e Informacionit të Energjisë (EIA).
Sa i përket prodhimit, Gjiri i Meksikës në det të hapur përbën 17 për qind të prodhimit të përgjithshëm të naftës bruto amerikane ndërsa prodhimi në det të hapur i gazit natyror në rajon përbën 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm të gazit në SHBA, tregojnë të dhënat e EIA-së.
“Kjo është një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme, ju lutemi përgatituni dhe sigurohuni!”, shkroi sot herët në Twitter, presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërsa anuloi udhëtimin në Poloni.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se “Është e domosdoshme që të gjithë floridianët dhe familjet e tyre ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe të kenë një plan”, duke u kërkuar banorëve që furnizohen me ushqime, ujë dhe ilaçe për shtatë ditë.
Uraganet në të kaluarën
Në korrik, kur stuhia tropikale Barry goditi SHBA-të, Gjiri i Meksikës, reduktoi në 1 milion fuçi në ditë të prodhimit të naftës, që ishte rreth gjysma e aftësisë prodhuese të Gjirit. Në tetor 2018, uragani Michael reduktoi më shumë se 700 mijë fuçi në ditë të prodhimit të naftës.
Uraganët Harvey dhe Irma, të cilët ishin ndër uraganet më të kushtueshëm në historinë e SHBA-së, goditën rajonin me një seri stuhish gjatë muajve gusht dhe shtator në vitin 2017.
Ndërsa uragani Harvey renditet i dyti me kostot e vlerësuara të dëmeve prej 125 miliardë dollarë. Uragani Irma radhitet i pesti me 50 miliardë dollarë, bën të ditur NOAA.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...