Koordinatori kombëtar amerikan i anti-terrorit ka deklaruar se SHBA qëndron me Turqinë në luftën kundër terrorizmit nga PKK-ja, al-Kaida dhe DAESH-i, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada e SHBA-ve në Ankara bëri të ditur se koordinatori i anti-terrorit, Nathan Sales, dje takoi zv/ministrin turk të Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Önal, zv/ministrin turk të Drejtësisë, Selahaddin Menteş dhe këshilltaren e lartë presidenciale, Gülnur Aybet.
Në llogarinë e saj në twitter, ambasada amerikane tha se ata diskutuan luftimin e PKK-së, përpjekjet globale për të mposhtur al-Kaidën dhe DEASH-in, riatdhesimin dhe ndjekjen penale të luftëtarëve të huaj terroristë, sigurinë kufitare, si dhe luftën kundër financave terroriste.
“SHBA qëndron me aleatët tanë turq në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit, përfshirë nga PKK, al-Kaida dhe ISIS (DEASH)”, tha Sales.
Aktivitetet e grupit terrorist PYD/PKK, degës së PKK-së në Sirinë veriore, ishin një shqetësim i madh i sigurisë për Ankaranë, ndërsa administrata e SHBA-ve e shihte grupin si një “partner të besueshëm” në luftën kundër DEASH-it.
Udhëheqësit turq kanë paralajmëruar me kohë homologët e tyre amerikanë se nuk mund të mbështeten në një organizatë terroriste në luftën kundër një grupi tjetër terrorist.
PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite dhe është përgjegjëse për vdekjen e afër 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A