Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar imazhe satelitore dhe kanë cituar shërbimet e zbulimit për të mbështetur aludimet se Irani qëndron pas sulmeve mbi rafineritë saudite të naftës. Vetë Irani, mohon përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës, që u morën përsipër nga rebelët Houthi në Jemen.
Por, një zyrtar amerikan, thotë se drejtimi dhe përmasat e sulmit, hedh dyshime mbi përfshirjen e rebelëve Houthi. Ndërkohë edhe vetë sauditët thonë se armët e përdorura në sulme, vinin nga Irani. Në një konferencë për shtyp në Riad, zëdhënësi i koalicionit saudit, që është angahzuar në Jemen, Turki al Maliki, tha se armët kishin ardhur nga armiku i hershëm i mbretërisë, Irani.
“Hetimi po vazhdon dhe të gjitha provat dhe pistat trehojnë se armët e përdorura në sulmet terroriste, kanë ardhur nga Irani”, ka thënë Al Maliki.
Sekretari amerikan i Shtetit fajësoi Iranin në fundjavë, por pa dhënë prova, duke bërë që teherani të akuzonte Uashingtonin për mashtrim. Ndërsa në një postim në “Twitter”, të dielën, Trump nuk e akuzoi në mënyrë direkte Republikën Islamike por sugjeroi se mund të kishte një ndërhyrje të mundshme ushtarake pasi autori të mësohej.
Incidenti ka reduktuar furnizimet globale me naftë në masën 5 për qind dhe ka bërë që çmimet të rriten në atë që është rritja më e madhe brenda një dite që nga lufta e gjirit, në 1991. Çmimi i naftës u rrit me 20 për qind, pavarësisht se shënoi një rënie pasi presidenti Trump autorizoi çlirimin e rezervave amerikane. Sidoqoftë, ekziston shqetësimi se çmimet mund të ringrihen nëse tensionet përkeqësohen./tch/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...