Në pamjet televizive shihej se si policia i përcillte pjesëmarrësit, ndërsa kundërprotestuesit e zemëruar ishin përleshur me oficerët e armatosur në përpjekje për ta mbajtur rendin, ka raportuar agjencia AP.
Organizuesit e tubimit për Liri të Shprehjes thanë se ata nuk do të heqin dorë nga platforma e racizmit ose jotolerancës.
Shumë kundërprotestues mbanin fotografinë e aktivistes, Heather Heyer, e cila u vra kur një person me makinë e goditi turmën, që merrte pjesë në një protestë kundër së djathtës ekstreme dhe neonaziste më 12 gusht, në Sharllotsvill të Virgjinias.
Policia e Bostonit ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar 27 vetë, shumica prej tyre për shkak të sjelljeve të parregullta dhe disa për sulm dhe lëndime trupore.
Tubime janë mbajtur edhe në qytetet e tjera në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato në Dallas, Ostin, Teksas, Atlanta, Kaliforni dhe Nju Orliens.
Autoritetet kanë raportuar se në shumicën e lokacioneve aktivistët kundër racizmit ishin në numër shumë më të madh se pjesëmarrësit e marsheve të krahut të djathtë.
Presidenti amerikan, Donald Trumpm, e ka lavdëruar policinë në Boston./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...