Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj Rusëve këtë javë, të cilat janë të lidhura me helmimin e opozitës Alexei Navalny.
Një raport i Reuters thotë se tre burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë, transmeton portali arbresh.info
Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se ish-Presidenti i SHBA Donald Trump është përgjegjës sepse ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Alexei Navalny.
Presidenti i SHBA Joseph Biden vlerësoi muajin e kaluar se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte “i motivuar politikisht” dhe kërkoi që ai të lihej i lirë.
Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të “kthente kokën” pas veprimeve agresive të kryera nga Kremlini./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...