Google ADS

SHBA prezanton bombarduesin e ri bërthamor që kushton 750 milionë dollarë

14:08 | 3 Dhjetor 2022
A. B.

Kompania amerikane për teknologjinë e aviacionit dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të ri B-21 “Raider”, i pari në flotën e re të bombarduesve bërthamorë të fshehtë me rreze të gjatë.

Avioni u zbulua në një ceremoni në Palmdale, Kaliforni, ku vizitorët mund të shihnin bombarduesin e ri, raportoi Reuters.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk ishte thjesht që të krijoje një avion të tillë, por është një tregues i vendosmërisë së SHBA-së për të mbrojtur veten.

B-21, është i ngjashëm me paraardhësin e tij B-2 dhe do të jetë në gjendje të mbajë armë konvencionale dhe bërthamore.

Avioni është bombarduesi i parë amerikan i sapodizenjuar në më shumë se 30 vjet, dhe pothuajse çdo aspekt i zhvillimit të programit është i klasifikuar.

12 vjet më parë parashikohej se një avion i tillë do të kushtonte 550 milionë dollarë, por me inflacion sot kushton 750 milionë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme