Administrata amerikane e Joe Biden po ushtron presion ndaj aleatëve europianë që të tërhiqen nga planet për të sanksionuar Iranin për avancimin e tij në programin bërthamor. Burime ekskluzive për gazetën amerikane, Wall Street Journal, citon diplomatët amerikanë të cilët theksojnë faktin se, lëvizja e Joe Biden vjen për faktin se kërkon të ulë tensionet me Iranin përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në ShBA.
Në qendër të kritikave nga ShBA-ja janë përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të censuruar Iranin në bordin e shteteve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, thanë diplomatët për Wall Street Journal.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë presion një numri vendesh të tjera që të abstenojnë në votimin kundër Iranit, duke thënë se kjo është ajo që do të bëjë Uashingtoni, thanë ata.
Diplomatët europianë janë të shqetësuar pasi mendojnë se SHBA-ja po përpiqet të minojë qasjen e tyre ndërsa kërkojnë të ndërmarrin veprime kundër Iranit. Megjithatë, kjo u mohua nga një zyrtar amerikan i cili tha se Uashingtoni është “i koordinuar fort” me partnerët e tij europianë përpara takimit të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, muajin e ardhshëm.
Zyrtarët amerikanë argumentojnë se Europa mund të bëjë më shumë për të rritur presionin ndaj Teheranit, ku përfshihen sanksionet ndaj bankave të Iranit dhe renditjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, si një grup terrorist.
Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Irani ka mjaftueshëm material të pasuruar me uranium për të ndërtuar tri armë bërthamore. Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë frikë se Irani mund të jetë më i paqëndrueshëm, pasi kërkon të zgjedhë një udhëheqës të ri pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter./A2CNN
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...