Shtetet e Bashkuara i kanë thënë vendeve të ulin të gjitha importet e naftës iraniane nga nëntori dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë përjashtim, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha të martën pasi administrata Trump ka ngritur presionin ndaj aleatëve për të prerë fondet ndaj Iranit.
Presidenti i SHBA Donald Trump në maj tha se administrata e tij po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore “e dëmtuar” e miratuar mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në korrik të vitit 2015, me qëllim të frenimit të aftësive bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së disa sanksioneve dhe urdhëroi rivendosjen e sanksioneve të SHBA kundër Teheranit që u pezulluan sipas marrëveshjes.
“Po, ne po u kërkojmë atyre të shkojnë në zero”, tha zyrtari kur u pyetën nëse Shtetet e Bashkuara po i shtynin aleatët, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, për të ulur importet e naftës në zero deri në nëntor, transmeton portali arbresh.info.
“Ne do të izolojmë rrjedhat e financimit iranian dhe do të synojmë të nxjerrim në pah tërësinë e sjelljes së keqe të Iranit në të gjithë rajonin”, u tha gazetarëve zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se një delegacion i SHBA-ve do të nisen për në Lindjen e Mesme javën e ardhshme për t’u kërkuar prodhuesve të Gjirit për të siguruar furnizime globale të naftës, pasi Irani është hequr nga tregu duke filluar më 4 nëntor kur sanksionet e SHBA janë ri-vendosur./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës