SHBA premton 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

08:04 | 25 Prill 2022
S D

Në takimin në Kiev, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën mbështetjen për Ukrainën dhe premtuan më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët.

Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë.

Përveç kësaj, SHBA do t’i shesë Kievit municion 165 milion dollarë.

Njoftimi u bë pas një udhëtimi që sipas BBC, u mbajt fshehtë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Përveç presidentit Volodymyr Zelensky, Antony Blinken dhe Lloyd Austin u takuan gjithashtu me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme