ShBA premton 1.3 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

07:48 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

ShBA-ja ka premtuar 1.3 miliardë dollarë shtesë për t’i ofruar Ukrainës armë të reja dhe ndihmë ekonomike.

Presidenti, Joe Biden tha se ndihma ushtarake do të dërgohej “drejtpërdrejt në vijat e para të lirisë”, raporton Sky News, transmeton arbresh.info.

Paketa e re përfshin 800 milionë dollarë artileri të rëndë, 144 mijë fishekë dhe dronë.

Ndërkohë, 500 milionë dollarë janë caktuar për të mbuluar gjëra të tilla si pagat dhe pensionet e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme