Ambasadorja e SHBA-ve pranë Kombeve të Bashkuara, Nikky Haley ka porositur të mërkurën Korenë Veriore se shteti i saj nuk dëshiron konflikte dhe se as Koreja Veriore nuk duhet t’i fillojë ato.
Ajo u ka thënë gazetarëve se “topi” është në anën e Koresë Veriore dhe se tash u takon atyre të ndërmarrin hapa.
Diplomatja amerikane theksoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë duke punuar në një deklaratë për t’u përgjigjur ndaj lansimit të dështuar të raketës së Koresë Veriore.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tha mediave se organizata që ai drejton mbështet plotësisht përpjekjet e të gjitha shteteve për të siguruar që Koreja Veriore të mos arrijë kapacitetet që do ta shndërronin atë në një kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjer.
Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për programin nuklear të Koresë Veriore, më 28 prill.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024