SHBA, policia gjen kufomat e 17 personave

19:25 | 16 Prill 2020
Arditë Shkodra

Për shkak të njoftimeve se një person i vdekur u gjet në një shtëpi pleqsh, policia gjeti 17 trupa në morgun e institucionit në New Jersey këtë javë.

Sipas CNN, asnjë trup nuk u gjet në shtëpinë e pleqve, por kur u shfaq policia, punonjësit kërkuan ndihmë në trajtimin e mëtutjeshëm të kufomave të vendosura në morg, i cili ka vend për vetëm katër të vdekur, transmeton lajmi.net.

“Stafi padyshim kishte shumë punë dhe me siguri nuk kishte numër të mjaftueshëm,” tha shefi i policisë në Andover, qyteti ku ndodhet shtëpia e pleqve.

Si rezultat, 13 trupa u transferuan në një strukturë mjekësore, dhe nuk dihet ende nëse dikush nga grupi i 17 të vdekurve në mesin e përdoruesve të shtëpisë kanë vdekur nga COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme