Polici që vrau një djalë 12-vjeçar në rajonin e Philadelphias të SHBA-së duke shtënë tri herë gjatë ndjekjes, është dërguar në paraburgim në gjykatën ku u soll nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të shpërndarë publikisht nga Zyra e Prokurorit të rrethit të Philadelphias thuhet se oficeri i policisë 26-vjeçar, Edsaul Mendoza u akuzua për vrasjen e 12-vjeçarit Thomas “TJ” Siderio, i cili ishte mes të rinjve që ai ndoqi “me dyshimin për përfshirje në një rast vjedhjeje”, edhe pse e dinte se ishte i paarmatosur.
Thuhet se pamjet e kamerës së incidentit që ndodhi në fillim të marsit dëshmonin se Mendoza “ndoqi pa kuptim Siiderion dhe e qëlloi atë edhe pse e dinte se ishte i paarmatosur”.
Prokurori i qarkut të Philadelphias, Larry Krasner tha: “Kur Mendoza qëlloi për herë të tretë në drejtim të Siderios, ai e dinte se nuk kishte më armë dhe nuk mund ta dëmtonte, por megjithatë e qëlloi pas shpine, duke e vrarë”.
Mendoza, i cili u shkarkua nga posti dhe u mor në paraburgim të dielën, do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën dëgjimore më 16 maj.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...