SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive, mbi 1.8 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani

22:46 | 2 Gusht 2021
Përparim Bublaku

SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1.8 milionë hektarë tokë.

Qendra regjistroi zjarre në Idaho, Montana, Oregon, Washington, California, Alaska, Wyoming, Colorado, Utah, Nevada, Arizona dhe Minnesota. Shumica e zjarreve, respektivisht 56 prej tyre, po ndodhin në Idaho, Montana dhe Oregon.

Qendra theksoi se “me tymin që mbulon Washingtonin lindor në Montana-n perëndimore, temperaturat arritën si në vitet e 90’ta në 109°F (43 gradë celsius)”.

Më tej, thuhet se dje u raportuan 7 zjarre të reja duke e çuar totalin në mbarë SHBA-në në 91 zjarre të mëdha që kanë djegur 1.800.386 hektarë tokë.

Qendra po ashtu paralajmëroi për “potencialin e zjarrit mbi normalen e konsiderueshme” që do të vazhdojë deri në muajin shtator në SHBA-në veriperëndimore, në vargmalin verior të maleve shkëmbore dhe në pjesë të zonave të Pellgut të Madh dhe Malit Rocky./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme