Zyrtarë ushtarakë thonë se SHBA është duke shikuar nëse Rusia ishte e përfshirë në sulmin kimik që ndodhi më herët këtë javë në Siri.
Zyrtarët thonë se Rusia dështoi të kontrollonte qeverinë siriane dhe përdorimin e armëve kimike nga ana e saj.
Ata thonë se një dron që i përket ose Rusisë ose Sirisë është parë duke fluturuar mbi zonën e sulmit kimik të martën, pasi ndodhi ngjarja.
Droni më pas u kthye pasi qytetarët ishin duke shkuar në një spital të afërt për trajtim. Pak pas kësaj, zyrtarët thonë se spitali u bombardua, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët thonë se besojnë se sulmi në spital është një përpjekje për të fshehur dëshmitë e sulmit kimik, raporton AP.
Ata janë ende duke i rishikuar dëshmitë.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri