SHBA planifikon t’i shesë rreth 1 miliardë dollarë armë Arabisë Saudite

22:05 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që t’i shesin Arabisë Saudite armë me vlerë të një miliardë dollarësh.

Në diskutime janë përfshirë edhe rreth 670 milionë dollarë raketash anti-tanke, transmeton portali arbresh.info

Arabia Saudite është duke e udhëhequr një koalicion në Jemen, ku gjatë sulmeve ajrore kanë mbetur rreth 10 mijë civilë të vdekur.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten furnizuesi më i madh i armëve në Arabinë Saudite.

Gjatë takimit me Princin e kurorës, Mohammad bin Salman, Presidenti Donald Trump ka deklaruar me mburrje se shitja e armëve amerikane do të vazhdojë të “pasurojë” Arabinë Saudite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme