Google ADS

SHBA planifikon koalicioni për sigurinë detare për Gjirin

19:17 | 24 Qershor 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijojnë një koalicion me aleatët e tyre për të mbrojtur linjat e lundrimit të anijeve në Gjirin, duke pasur para syve të gjithë transportin, tha të hënën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA, pasi presidenti Donald Trump po sugjeron që SHBA nuk duhet të mbroj anijet në ngushticën strategjike të Hormuzit pa kompensime nga vendet tjera pas sulmeve që ndodhën në naftëmbajtësen e Washingtonit ku akuzuan Iranin.

Zyrtari u tha gazetarëve në rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe se një koalicion kombesh do të jepte kontribut material dhe financiar për programin “Sentinel”, por nuk i emëroi ato vende pjesëmarrëse, sipas Reuters përcjell Arbresh.info

“Është për parandalimin proaktiv, sepse iranianët thjesht duan të dalin dhe të bëjnë atë që duan të bëjnë dhe thonë se ne nuk e bëjmë atë. Ne e dimë se çfarë kanë bërë”, tha ai, duke shtuar se pengesat do të përfshijnë kamerat , dylbi dhe anije.

Orë më parë, Trump deklaroi se SHBA ka vetëm interes të kufizuar strategjik në rajone “të rrezikshme” shkruan Arbesh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme