SHBA ka ngritur statusin e Brazilit në “aleat të madh jashtë NATO-s”, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump përmes një memorandumi të shkurtër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përkufizimi erdhi disa muaj pas vizitës së presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro në Washington, ku fillimisht u ngrit kjo çështje.
Statusi i ri i mundëson Brazilit qasje të favorizuar në armatimin dhe trajnimin ushtarak amerikan ndaj të cilave nuk kanë të drejtë shtetet tjera jashtë aleancës së NATO-s.
Nën administratën e presidentit Trump, statusi i njëjtë deri më tani i është dhënë vetëm Brazilit dhe Arabisë Saudite, përderisa gjithsej 19 shtete, përfshirë Izraelin, Japoninë, Australinë dhe Egjiptin, janë aleatë të mëdhenj jashtë NATO-s.
SHBA dhe Brazili gjithashtu po punojnë për një marrëveshje tregtare dhe po merret në konsideratë caktimi i djalit të presidentit të Brazilit, Eduardo Bolsonaro, si ambasador i ri i Brazilit në Uashington.
Presidenti Bolsonaro, i cili ka një karrierë ushtarake dhe që është i njohur për politikat pro-amerikane, fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar duke u mbështetur në retorikën e tij të fuqishme ndaj krimit dhe korrupsionit. Në sinkronizim me politikën amerikane, Bolsonaro poashtu ka mbështetur opozitën në Venezuelën fqinje.
Kështu do të duket Galaxy S25 Ultra
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...