Dokumentet e fundit që kanë rrjedhur nga komuniteti amerikan i inteligjencës sugjerojnë përgjimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Dokumentet tregojnë se Shtëpia e Bardhë beson se Antonio Guterres është i prirur t’u përshtatet interesave ruse.
Të dhënat fokusohen tek marrëveshja e grurit e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia në korrik, në kohë frikë për një krizë ushqimore botërore.
Sipas dokumenteve, Guterres ishte i gatshëm të promovonte aftësitë e Rusisë në eksportin e grurit, pavarësisht përfshirjes së personave të sanksionuar.
Shumica e informacionit të rrjedhur në ditët e fundit ka pasur në fokus luftën në Ukrainë. Dokumentet variojnë nga njoftimet tek hartat se ku janë pozicionuar trupat ukrainase, pa anashkaluar mbështetjen ndërkombëtare për vendin.
Druhet se rrjedhjet e informacioneve mund të prekin planet e Ukrainës për një kundërofensivë. Në Kiev, humori i qytetarëve ishte optimist.
“Shpresoj që miqtë tanë amerikanë t’i kuptojnë gabimet që kanë bërë. Në të dhënat që janë publikuar në media ka pika shqetësuese. Sa i takon motivimit tonë, asgjë nuk ndryshon. Ne duhet ta rimarrim tokën tonë,” – u shpreh një qytetar.
“Unë kam besim tek Joe Biden. Ai është një njeri me eksperiencë që e do Ukrainën. Jam e sigurt se gjërat do të bëhen më mirë,” – u shpreh një grua.
Pentagoni ka nisur një hetim të brendshëm për të gjetur burimin e rrjedhjes së informacioneve, por ka mohuar shqetësimin se dokumentet mund të çrrënjosin besimin tek aleatët./euronews
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...