SHBA ka përfunduar ndërtimin e një porti të përkohshëm, i njohur gjithashtu si JLOTS, që synon të dërgojë ndihma humanitare nëpërmjet detit në Rripin e Gazës.
Megjithatë, për momentin, për shkak të motit të pafavorshëm, ushtria nuk është në gjendje ta zhvendosë skelën në pozicionin për t’u ankoruar në breg.
Përballë vonesave dhe pengesave të ngritura nga Izraeli në dërgimin e ndihmave humanitare përmes rrugëve tokësore në enklavën palestineze, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në fillim të marsit një plan për të ndërtuar një port të përkohshëm artificial. Kostot e ndërtimit pritej të ishin rreth 320 milionë dollarë.
“Që nga sot, ndërtimi i dy pjesëve të JLOTS, skelë lundruese dhe skelë Trident, janë të përfunduara dhe janë në pritje të lëvizjes përfundimtare në det të hapur,” tha zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh në një konferencë për shtyp.
“Sot parashikohen ende erëra të forta dhe valë deti të mëdha, të cilat po shkaktojnë kushte të pasigurta për lëvizjen e komponentëve JLOTS, kështu që seksionet e skelës dhe anijet ushtarake të përfshira në ndërtimin e tij janë ende të pozicionuara në Portin e Ashdod,” shtoi Singh./abcnews.al
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...