Google ADS

SHBA përforcon bazat e veta ushtarake në Siri me më shumë ushtarë

12:54 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

SHBA vazhdon të përforcojë bazat dhe pikat e saj ushtarake që ndodhen në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se ushtria amerikane e cila ofron mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, në 5 ditët e fundit ka kryer dërgesa të reja ushtarake me 100 maune nga pika kufitare Al Waleed në kufirin Irak-Siri.

Në autokolonat ushtarake që shkuan në bazat dhe pikat ushtarake të SHBA-së në Al-Hasakah, Rakka dhe Deir ez-Zor, përfshihen shumë mjete të blinduara, maune të mbuluara, maune me municione dhe pajisje logjistike si dhe tankerë për karburante.

Burimet theksuan se forcat amerikane që kryejnë përforcime në bazat dhe pikat e saj ushtarake që ndodhen në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, kanë dërguar kohët e fundit në rajon edhe shumë mjete të blinduara të tipit Bradley.

Ushtria amerikane edhe në fund të muajit shtator dërgoi nëpërmjet Irakut përforcime ushtarake prej 70 maunash në bazat dhe pikat e saj ushtarake.

Prania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri

Me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” në tetor 2019 forcat amerikane u tërhoqën duke boshatisur bazat e saj në rajonin e operacionit dhe i dhanë përparësi vendosjes së tyre në zonat përreth fushave të naftës.

Forcat amerikane që ofrojnë mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK-në, aktualisht në Siri tregojnë prani me gjithsej 11 baza dhe pika ushtarake në rajonet Al-Hasakah, Rakka dhe Deir ez-Zor të cilat janë nën okupimin e organizatës.

Washingtoni dërgon vazhdimisht përforcime ushtarake në bazat dhe pikat ushtarake që ndodhen në fushat e naftës nën okupimin e terroristëve të YPG/PKK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme