Donald Trump, njoftoi sot se një vend, që nuk e ka përcaktuar ai, u zgjodh për samitin e dytë që do të mbahet në fund të shkurtit me kreun koreanoverior, Kim Jong Un, që presidenti amerikan e konsideron si një progres të madh drejt denuklearizimit të gadishullit korean.
“Ne kemi zgjedhur vendin, që do të njoftohet në të ardhmen”, deklaroi Trump në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të takohet sërish me Kim Jong Un në fund të shkurtit.
Ky njoftim erdhi pas takimit të tij në Zyrën Ovale me krahun e djathtë të liderit koreanoverior, gjeneralin Kim Yong Chol.
Vietnami është shprehur se është i gatshëm të presë këtë takim të ri, pas atij historik të zhvilluar më 12 qershor 2018 në Singapor.
Megjithatë në listë janë edhe Tajlanda me Mongolinë.
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...