Google ADS

SHBA, peizazhe dimri në Luginën Yosemite

13:35 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Parku Kombëtar Yosemite në shtetin federal të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara Amerikës (SHBA), tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më të preferuara në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çdo vit, Luginën Yosemite, në të cilën tarifa e hyrjes është 35 dollarë, e vizitojnë mbi 3 milionë turistë.

Parku kombëtar i cili ka zonë për “jetën e egër” në vitin 1984 është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Parku posedon shkëmb graniti, ujëvara, lumenj dhe pemë.

Parku është në distancë prej 240 kilometra nga San Francisko dhe Lugina e Silikonit ndërsa zonat për kamp tërheqin vëmendje si në dimër ashtu edhe në verë.

Fotografët nga shumë vende të botës garuan me njëri-tjetrin për të fotografuar “ujëvarën e zjarrit”.

Fenomeni i njohur si “ujëvara e zjarrit”, ndodh në disa ditë të caktuara të çdo viti në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë. Rrezet e diellit bien në mënyrë perfekte mbi ujëvarën e famshme në shkëmbin El Capitan duke i dhënë ngjyrë portokalli ujit.

Ky fenomen natyror i cili zgjat vetëm 6 minuta pritet të përfundojë të premten, 22 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme