Administrata Biden ka paralajmëruar bizneset turke që të mos bëjnë biznes me institucione dhe individë të sanksionuar rusë, duke intensifikuar presionin e SHBA ndaj një aleati të NATO-s që mban lidhje të forta me Rusinë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, shkruan Wall Street Journal.
Në një letër të datës 22 gusht drejtuar Dhomës Amerikane të Tregtisë në Turqi, të marrë nga Wall Street Journal, zëvendësministri i Financave Wally Adeyemo tha se kompanitë turke janë në rrezik të sanksioneve të SHBA-së nëse bëjnë biznes me njerëz nga Rusia, subjekt i sanksioneve.
Letra i referohet veçanërisht bankave.
“Marrëdhëniet me qytetarët dhe organizatat ruse të sanksionuara mund të rezultojnë në sanksionimin e institucioneve financiare dhe bizneseve turke”, thuhet në letër.
Gazeta sqaron se bankat turke që mbajnë marrëdhënie korrespondente me bankat ruse do të ndalohen të kenë marrëdhënie me bankat amerikane.
Ky paralajmërim është një konfirmim i presionit në rritje të ushtruar ndaj Ankarasë nga Uashingtoni.
Turqia është i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka mbështetur sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë si ndëshkim për pushtimin e saj në Ukrainë.
Siç shkruan Wall Street Journal, kjo rezultoi që Turqia të kthehet në një parajsë për kapitalin rus.
Në fund të javës së kaluar, Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se kishte një bisedë telefonike midis Zëvendës Sekretarit të Thesarit të SHBA-së dhe homologut të tij turk, gjatë së cilës Wally Adeyemo shprehu shqetësimin se Turqia po përdorej nga rusët për të anashkaluar sanksionet./oranews/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’