SHBA paralajmëron se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

23:40 | 9 Mars 2022
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në ukrainë ose të prodhojë një operacion të rrejshëm si pretekt për t’i përdorur ato.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke kritikuar ato që ajo i quajti pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë, shkroi në Tëitter:

“Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim që Rusia të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ose të krijojë një operacion të rremë duke i përdorur ato”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje “rekordin e gjatë dhe të mirë dokumentuar të Rusisë për përdorimin e armëve kimike”, si dhe modelin e saj të “akuzimit të Perëndimit për vetë shkeljet që vetë Rusia po kryen”.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë. Por komentet e tij erdhën përpara se të fillonte pushtimi i plotë i Rusisë ndaj Ukrainës./cnn/arbresh.info/

https://twitter.com/PressSec/status/1501676230617321480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501676230617321480%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2Feurope%2Flive-news%2Fukraine-russia-putin-news-03-09-22%2Findex.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme