Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi të dielën për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tha se SHBA po bën përpjekje për kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë nga Gaza në Egjipt.
Në intervista me emisionet e së dielës në televizionet amerikane, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në artikuj ushqimorë, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.
“Ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, sigurisht përfshirja e Iranit”, tha zoti Sullivan. Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga Hezbollahu në Liban, tha ai.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata”meritojnë dinjitet dhe siguri”.
Ai tha se SHBA nuk po ndërhyn në planifikimin ushtarak të Izraelit, por po e vë theksin publikisht dhe në biseda private tek ligji ndërkombëtar rreth luftës dhe tek nevoja që Izraeli të respektojë të drejtat demokratike./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...