Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në përpjekjet e tij të fundit diplomatike për të frenuar përhapjen e luftës në Gazë, paralajmëroi për “pasoja” pasi rebelët Houthi me bazë në Jemen ndërmorën sulmin e tyre më të madh ajror në Detin e Kuq.
“Ne pamë dje sulmin më të madh me raketa pa pilot”, u tha zoti Blinken gazetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahreinit të mërkurën. “Këto sulme janë ndihmuar dhe nxitur nga Irani me teknologji, pajisje, inteligjencë, informacion dhe ato kanë ndikim në jetën e njerëzve.”
Më shumë se 20 vende, përfshirë Bahreinin, janë zotuar të ofrojnë siguri për transportin detar në Detin e Kuq, tha zoti Blinken pas bisedimeve me mbretin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa.
“Nëse këto sulme vazhdojnë, siç bënë dje, do të ketë pasoja”, shtoi Sekretari Blinken. Ai i kërkoi Iranit të ndalojë ndihmën për groupin Houthi, por nuk pranoi të shtjellojë se çfarë pasojash konkrete do të kishte.
Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka në plan të votojë një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara që dënon sulmet nga grupi Houthi në Detin e Kuq.
Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani thanë se sulmet vënë në shënjestër anije që kanë lidhje me Izraelin ose që kanë destinacion Izraelin dhe se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës./voa
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...