Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka paralajmëruar për “pasoja të tmerrshme” nëse Kina përshpejton një krizë në ngushticën e Tajvanit.
Në një intervistë për konferencën virtuale Reuters Next, Blinken foli gjerësisht për qëndrimin gjithnjë e më agresiv të Kinës ndaj Tajvanit, të cilin Pekini e pretendon si territorin e tij, transmeton portal arbresh.info
Ministri i mbrojtjes i Tajvanit ka thënë se tensionet me Kinën janë në nivelin më të keq në më shumë se 40 vjet, duke shtuar se Kina do të jetë e aftë të kryejë një pushtim “të plotë” deri në vitin 2025.
I pyetur nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, Blinken tha se “ky do të ishte një vendim potencialisht katastrofik”, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se është “i vendosur me vendosmëri” për t’u siguruar që Tajvani të ketë mjetet për të mbrojtur veten.
Sipas Blinken, Kina është përpjekur që të ndryshojë status –quo-në përgjatë ngushticës së Tajvanit në vitet e fundit, duke u përpjekur kështu që të izolojë Tajvanin nga pjesa tjetër e botës.
“Shpresoj që liderët e Kinës të mendojnë me shumë kujdes për këtë dhe për të mos nxitur një krizë që do të kishte, mendoj, pasoja të tmerrshme për shumë njerëz dhe një që nuk është në interesin e askujt, duke filluar nga Kina,” tha Blinken.
Paralajmërimet e zymta të Bidenit u lëshuan ndërsa Ministria e Jashtme e Kinës dënoi numrin në rritje të fluturimeve nga aeroplanët spiun amerikan mbi Detin e Kinës Jugore.
Avionët amerikanë kryen 94 fluturime muajin e kaluar, tha iniciativa kërkimore e situatës strategjike të Detit të Kinës Jugore./WA/arbresh.info/
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë