SHBA paralajmëron Korenë e Veriut: Mos i dorëzoni armë Rusisë

10:31 | 6 Shtator 2023
A Z

Koreja e Veriut do të “paguajë çmimin” për çdo armë që do të çojë në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës, paralajmëroi sot Shtëpia e Bardhë.

“Kjo nuk do të krijojë një imazh të mirë për Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë çmimin në komunitetin ndërkombëtar,” tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan kur u pyet gjatë një konference shtypi në lidhje me “diskutimet aktive” midis Moskës dhe Phenianit në lidhje me dërgimin e armëve.

Uashingtoni vlerëson se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un synon të udhëtojë në Rusi për të diskutuar me presidentin Vladimir Putin shitjen e armëve të Phenianit në Moskë për luftën e saj në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden do të përfitojë nga samiti i liderëve të G20 në Indi në fund të javës për të përsëritur mbështetjen e tij për Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Jake Sullivan./abcnews.al

Të ngjashme