Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin se do të ndalojë furnizimin me disa armë nëse nis një operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.
“E kam bërë të qartë se nëse ata shkojnë në Rafah, unë nuk furnizoj me armë”, tha Biden gjatë një interviste për CNN duke shtuar se do të “vazhdojë të sigurohet që Izraeli të jetë i sigurt”. “Ne nuk do të furnizojmë me armë dhe predha artilerie,” shtoi Biden në intervistë.
Ai tha se SHBA nuk e përkufizoi situatën aktuale në Rafah si një operacion tokësor.
“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Ajo që ata bënë është pikërisht në kufi. Por ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do të marrin mbështetjen tonë, nëse në fakt ata shkojnë në këto qendra të popullsisë.“, shtoi ai.
Biden pranoi se armët amerikane ishin përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gaza.
I pyetur nëse Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe”, presidenti amerikan u përgjigj “jo ende”.
Komentet përbëjnë paralajmërimin më të fortë të presidentit amerikan për një pushtim të mundshëm tokësor të Rafahut dhe shënojnë herën e parë që ai ka thënë se SHBA mund të ndalojë dërgesat e armëve amerikane në Izrael.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë pezulluar një dërgesë me mijëra bomba në Izrael dhe kanë thënë se janë duke rishikuar dërgesat e ardhshme.
Pjesa e mbingarkuar e Gazës jugore, me më shumë se 1 milionë banorë që janë zhvendosur nga lufta, është bastioni i fundit i madh i Hamasit në territor. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një operacion në qytet mund të çojë në viktima të shumta civile./abcnews.al
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...