Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vënë Iranit “sanksionet më të fuqishme në histori”.
Në një fjalim në Uashington, Pompeo tha se Irani “do të luftojë për të mbajtur gjallë ekonominë” pasi sanksionet të hynë në fuqi.
Ai tha se do të punojë nga afër me Pengatonin dhe aleatët rajonalë “për të penguar çdo agresion nga Irani”.
Këtë muaj, presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin, transmeton BBC.
Me këtë marrëveshje, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Pompeo tha se Irani i ka shfrytëzuar paratë që ka fituar pas heqjes së sanksioneve për të financuar grupet terroriste në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.
Ai shpalosi të hënën planin B të administratës, për t’iu kundërvënë Iranit.
“Do të aplikojmë presione të papara financiare ndaj regjimit iranian. Udhëheqësit në Teheran nuk do të kenë asnjë dyshim në seriozitetin tonë”, tha Pompeo.
Ai shtoi se nëse Irani bën “ndryshime të mëdha”, SHBA do t’i heqë të gjitha sanksionet.
Pompeo nuk dha afat kohor se kur do të vihen sanksionet.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...