Qeveria amerikane ka ofruar kompensim financiar për të afërmit e 10 personave të vrarë gabimisht nga ushtria amerikane në një sulm me dron në kryeqytetin afgan, Kabul.
Sulmi ndodhi gjatë muajit gusht, kur edhe trupat amerikane kishin filluar tërheqjen e tyre nga Afganistani, transmeton portal arbresh.info
Një punëtor ndihmës dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë, vdiqën në sulm, shkruan BBC.
Pentagoni tha se po punonte gjithashtu për të ndihmuar anëtarët e mbijetuar të familjes të zhvendoseshin në SHBA.
Sulmi erdhi në mes të një përpjekje të tërbuar të evakuimit pas kthimit të papritur të talebanëve në pushtet dhe vetëm disa ditë pas një sulmi shkatërrues pranë aeroportit të Kabulit.
Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e punonjësit të ndihmës për tetë orë më 29 gusht, duke besuar se ishte e lidhur me militantët e IS-K, tha gjenerali i Komandës Qendrore të SHBA Kenneth McKenzie muajin e kaluar.
Gjenerali McKenzie e përshkroi sulmin si një “gabim tragjik” dhe shtoi se talebanët nuk ishin përfshirë në inteligjencën që çoi në sulm.
Një nga të vrarët, Ahmad Naser, kishte qenë përkthyes me forcat amerikane. Viktima të tjera kishin punuar më parë për organizatat ndërkombëtare dhe kishin viza që u lejonin atyre hyrjen në SHBA./arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...