Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka bërë të ditur se ofron shpërblime deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në kapjen e 3 udhëheqësve terroristë të DEASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Uashingtoni po kërkon të gjejë Amir Muhamed Sa’id Abdal-Rahman al-Mawla, i njohur po ashtu si Hajji Abdullah, Sami Jasim Muhamed al-Jaburi i njohur si Hajji Hamid si dhe Mut’az Numan Abd Nayif Najm al-Jaburi i njohur po ashtu si Hajji Taysir.
“Ky njoftim vjen në një kohë të rëndësishme pasi Koalicioni Global për të mposhtur DEASH-in dhe partnerët tanë në terren vazhdojnë të shënjestrojnë mbetjet e DEASH-it”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan, Morgan Ortagus.
Sipas agjencisë amerikane, Hajji Hamid dhe Hajji Taysir janë anëtarë të vjetër të DEASH-it si dhe “anëtarë të trashëgimisë” së Al-Kaedës. Hajji Abdullah po ashtu është anëtarë i vjetër i DEASH-it dhe shërbeu si dijetar fetar për Al-Kaedën.
“Ky shpërblim është një moment i rëndësishëm në luftën tonë kundër DEASH-it. Përdersia DEASH është mposhtur në fushën e betejës, ne jemi të vendosur të identifikojmë dhe gjejmë drejtuesit e grupit në mënyrë që koalicioni global i kombeve të luftojnë për të mposhtur DEASH-in të vazhdojë të shkatërrojë mbetjet e DEASH-it dhe të pengojë ambiciet e saj globale”, tha Departamenti i Shtetit.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...