Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi sot një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e shtetasit rus Mikhail Pavlovich Matveyev për sulme kibernetike duke përdorur softuer shantazhi ransomëare, në faqet e internetit të qeverisë dhe kompanive amerikane.
Nëse dënohet, Matveev përballet me më shumë se 20 vjet burg.”Ne po i ndërmarrim këto veprime kundër Matveev për shkak të rolit të tij në sulmet e ransomware që synojnë zbatimin e ligjit, bizneset dhe infrastrukturën kritike të SHBA në mbarë botën,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Në lidhje me këtë veprim, Departamenti i Drejtësisë ngriti dy aktakuza kundër Matveev në Distriktin e Kolumbisë dhe Distriktin e Nju Xhersit, dhe Departamenti i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione ndaj hakerit rus, u shpreh zëdhënësi i departamentit Matthew Miller.
Siç tha ai, Rusia është një strehë e sigurt për kriminelët kibernetikë, të cilët janë të lirë të “kryejnë operacione keqdashëse kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve dhe aleatëve tanë”./abcnews.al
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...