Kanë mbetur vetëm pak jave nga 5 nëntori, dita e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe dy kandidatët demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë vendosur ti drejtohen mbështetësve të tyre në Micigan, një prej shteteve të “fushëbetejës”. Në të dyja tubimet, kandidatët hodhën akuza të ndërsjella për çështje të rëndësishme.
Kandidatja demokrate foli planet e saj për një “ekonomi të mundësive”, ndërsa e cilësoi rivalin e saj si të rrezikshëm politikisht.
“Të gjithë këtu e dinë se këto zgjedhje kanë të bëjnë dy vizione shumë të ndryshme për kombin tonë. E jona që është e përqendruar në të ardhmen dhe ajo e Donald Trump që është e përqendruar në të kaluarën. E jona është e përqendruar në uljen e kostove të jetesës për familjet që punojnë, duke investuar në bizneset e vogla dhe sipërmarrësit, por asgjë nga këto nuk dëgjohet nga Donald Trump. Është i njëjti libër i vjetër. Ai nuk ka plan se si do t’i trajtonte nevojat e popullit amerikan dhe, siç e kemi parë, është i fokusuar vetëm te vetja”.
Nga ana e tij, kandidati republikan akuzoi Harris për situatën në Ditroit, ndërsa u zotua se nëse do të vendoset ai në krye të shtëpisë së bardhë, deri në fund të mandatit të tij, e gjithë bota do të flasë për mrekullinë e Miçiganit.
“Ky qytet ka një potencial kaq të madh, por Kamala dhe demokratët kanë bërë kërdi në këtë vend. Në shumë aspekte, është një vend i shenjtë. Kaq shumë gjëra kanë ndodhur në Detroit dhe është trajtuar aq keq. Ne do ta rikthejmë atë më mirë se sa ka qenë ndonjëherë, më mirë se shumë e shumë vite më parë”.
Ish-presidenti qëndroi 20 minuta në skenë pa folur për shkak te një problemi teknik me mikrofonin e tij./abcnews.al
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...