Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 142.080, prej të cilëve 930 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 72.743 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.771.101.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 46,6 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 432.412 raste të konfirmuara dhe 32.535 viktima.
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...