Shtëpia e Bardhë tha të premten se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se Ukraina, e cila po lufton kundër pushtuesve nga Rusia, ishte përfshirë në një sulm “të tmerrshëm” në një sallë koncertesh në Moskë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara janë ende duke mbledhur informacione pasi zyrtarët rusë thanë se persona të armatosur hapën zjarr në një sulm “terrorist”, duke lënë të vdekur dhe të plagosur.
“Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina, apo ukrainasit, janë përfshirë në të shtënat”, tha Kirby.
Ky i fundit gjithashtu ofroi ngushëllime për viktimat e sulmit, lajmi për të cilin u përhap disa minuta përpara konferencës së përditshme të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...