Google ADS

SHBA nuk jep më karburant për luftën e Jemenit, rritet presioni mbi Arabinë Saudite

21:51 | 10 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Arabia Saudite dhe SHBA-të kanë rënë dakord që t’i japin fund dhënies së karburantit amerikan për avionët e udhëhequr nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditët, të cilët thonë se janë duke luftuar kundër kryengritësve Houthi në Jemen.

Kjo ka ardhur si ndalesë e një aspekti mbështetës nga SHBA-të për një luftë që shtyu një vend në prag të urisë, transmeton portali arbresh.info

Masa e shpallur nga koalicioni të shtunën dhe e konfirmuar nga Uashingtoni, vjen një kohë kur Riad, e cila tashmë është vënë nën vëzhgim për vdekjet e civilëve nga sulmet ajrore, ndërsa edhe po ballafaqohet me një furi globale dhe sanksione të mundshme mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor.

Në fund të muajit të kaluar SHBA dhe Britania e Madhe, kanë kërkuar një armëpushim në Jemen për të mbështetur përpjekjet e udhëhequra nga OKB-ja për t’i dhënë fund luftës ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 10 mijë njerëz dhe e cila ka shkakuar krizën më të madhe humanitare në botë.

Arabia Saudite ka një flotë prej 23 aeroplanëve për operacionet e karburantit, duke përfshirë gjashtë Airbus 330 MRTT.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se qeveria e SHBA-ve është konsultuar për vendimin dhe se Uashingtoni e ka aprovuar këtë vendim, përderisa është duke u munduar që të minimizojë këtë katastrofë njerëzore dhe huminate. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme